Futbollisti shqiptar i shënon Bohumit (video)

Hanoveri ka mposhtur me shifrat 2-0 skuadrën e Bohumit. Në ndeshjen e luajtur ditnë e sotme ka qenë protagonist edhe një futbollist shqiptar , shkruan sportekspres. Atëherë kur kronometri shënonte vetëm 92 sekonda lojë, Valmir Sulejmani me një goditje brenda zone përballë portierit gjen menjëherë rrugën e rrjetës.

Sulmuesi 24-vjeçar kalon kështu në një avantazh shumë të shpejtë ekipin e tij, duke i dhënë një tjetër natyrë ndeshjes. Më pas ishte Duksh ai i cili tundi sërish rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë dhe vulosi rezultatin final. Kjo ishte java e 12 e Bundesligës 2 të Gjermanisë, ku Hanoveri e gjen veten në vendi ne 11 të tabelës, pas një nisjeje jo të mirë të sezonit.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1338901479168552960?s=19

Sulmuesi shqiptar nuk përmbahet, shënon 2 gola në Turqi (video)

Rikthehet Kupa e Kosovës: Sot luhen 6 ndeshje