Futboll femra, U-19 e Dedes turpërohet nga Skocia

aSport – Futbolli i femrave ka një brez që nuk premton shumë për të ardhmen. Ditën e djeshme U-19 e drejtuar nga Nevil Dede ka regjistruar një rezultat të turpshëm për nivelin në të cilin garon.

Skocia ka mundur shpresat e Shqipërisë me plot 11 gola diferencë. Takimi i vlefshëm për eleminatoret e Europianit që do të mbahet vitin që vjen u luajt në “Selman Stërmasi” por faktori fushë nuk i ka mjaftuar vajzave kuq e zi që të limitojnë dëmet.

Të zgjedhurat e Dedes pësuan 6 gola që në pjesën e parë ndërkohë që edhe në fraksionin e dytë nuk mundën që të frenonin dëshirën për të shënuar të rivaleve të cilat u shënuan edhe 5 gola të tjerë.

Pas takimeve të para Shqipëria renditet e fundit në Grupin 4 ku përveç Skocisë ndodhen edhe Serbia e Qipro.

Takimet

Qipro – Serbi 0-3

Golat: Kovacevic 17’, Savanovic 67’, 83’

Shqipёri – Skoci 0-11

Golat: Gallacher 3’, Cuthbert 16’, 30’,50’, 63’, Hanson 32’, 39’, Mullen 34’, Kerr 67’, Gornet 88’, Boyce 90’

You must be logged in to post a comment Login