FSHF-ja shpërblen Kukësin me 100 mijë euro për kualifikimin në “play off”

Kukesi MalakarneAsport – Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do ta shpërblej skuadrën e Kukësit për kualifikim historik në fazën “play-off” të Ligës së Europës.

Përmes një njoftimi FSHF -ja duke vleresuar paraqitjen qe skuadra kuksiane ka bërë në edicionin e sivjetëm të këtij kompeticioni, ka vendosur një shpërblim prej 100.000 eurosh në dispozicion të skuadrës. Vlerësimi është dhënë për paraqitjen e shkëlqyer që skuadra ka bërë, duke përfaqësuar vlerat më të mira të futbollit shqiptar.

Edhepse humbi me rezultat 1-0 nga Metalurg Donjetsk, skuadra e Kukësit bëhet skuadra e parë në historinë e futbollit shqiptar që arrin të kaloj tre xhiro të kualifikimeve dhe të prek fazën “play – off” të Ligës së Europës.

 

You must be logged in to post a comment Login