Fluturimi : Skandali i rradhës, sërish pa përgjegjës

aSport – Një tjetër, i radhës. Pavarësisht se nuk pati asnjë pasojë, gabimi më fluturimin drejt Luksemburgut ishte një tjetër i radhës për FSHF-në dhe një tjetër, ku nuk mban askush përgjegjësi. Federata i vuri fajin kompanisë ajrore “Lux Airlines”, por le të bëjmë disa pyetje :

  • Kush është përgjegjës për organizimin e udhëtimeve?
  • Biletat duhet të jenë të prenotuara dhe jo të priten në aeroport. Përse nuk ishin?
  • Përse u ndaluan tre anëtarë të hipnin në avion?
  • Në janar u firmos një marrëveshje me “Montenegro Airlines”, e cila do bënte transportin për ndeshjet e europianit dhe miqësoret para tij. Kur hyn në fuqi kjo marrëveshje?
  • Sa euro më shumë kushtoi udhëtimi i detyruar nëpërmjet Frankfurtit në krahasim me atë të planifikuar dhe kush do e paguajë këtë diferencë?
  • Kush mban përgjegjësi?
  • Edhe për sa kohë do qëndrojnë njerëz të paaftë në Federatë thjesht sepse janë miq me presidentin?

You must be logged in to post a comment Login