Florian Kamberi huazohet te Karsluher-i

aSport – Një tjeër futbollist shqiptar ndryshoi ekip në ditën e fundit të këtij afati kalimtar.

Bëhet fjalë për Florian Kamberin, i cili iu bashkua Karsluher-it në Bunesliga-n 2 nga zviceranët e Grasshopper-it.

Transferimi ende nuk është bërë zyrtar, por sipas medieve gjermane sulmuesi 21-vjeçar ka firmosur për një sezon në formë huazimi, me të drejtë blerjeje për dy milionë euro.

E përdishmja sportive “Kicker” citon drejtorin sportiv të Karsluher-it, Jens Todt, i cili shprehet me fjalë të ëmbla për shqiparin e lindur në Zurich: “Floriani është një futbollist cilësor, i lëvizshëm dhe i fortë fizikisht. Në Zvicër ka dëshmuar që është i zoti”.

Sulmuesi shtatlartë (189 cm) shënoi tre gola dhe dha po kaq asiste në 28 ndeshje sezonin e shkuar. Në kampionatin aktual është aktivizuar në katër nga gjashtë ndeshjet e para, por vetëm një herë si titullar. Kamberi ka veshur dy herë fanellën e Zvicrës U-21, duke shënuar një gol.

You must be logged in to post a comment Login