Fiton Hysaj e mundet Memushaj, vlerësimet e shqiptarëve në Serie A

aSport– I pari lojtar i kombëtares që zbriti në fushë në kampionatin italian të futbollit dje qe Elseid Hysaj. Shkodrani qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës në përballjen Udinese 1-2 Napoli dhe u vlerësua pozitivisht nga mediat italiane.

La Repubblica: “6 E tepron pak me daljet në sulm ccka bën që të lërë zbuluar pozicionin e tij, por është vendimtar në aksionin e golit të dytë.”

Radhën për të luajtur e pati në mbrëmje Ledian Memushaj, i cili si kapiten i Pescara-s u përball me kampionët e Juventus në Torino. Skuadra e vlonjatit u mund 3-0 por për mesfushorin vlerësimet nuk qenë tërësisht negative.

PescaraSport24: “5,5 Në mesfushë është më i miri, kapiteni nuk tërhiqet asnjëherë mbrapa dhe provon të ndihmojë edhe repartin e mbrojtjes në momentet e vështira.” Të njëjtin takim Rei Manaj e pa nga stoli.

You must be logged in to post a comment Login