Firat: Ja kujt ja kemi frikën te Kosova

Portieri i Moldavisë, Stanislav Namashko, në konferencë për media para sfidës ndaj Kosovës ka thënë se kanë udhëtuar për fitore.

Ekipi është i përgatitur për ta bërë më të mirën ndaj Kosovës. Kemi të bëjmë me një ndeshje të vështirë por Moldavia ka ardhur për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Namashko.

Ai ka shtuar se Kosova ka potencial të madh dhe s’do të ishte befasi që të luajë në Ligën B.

Derisa trajneri i Moldavisë, Engin Firat, e konsideron të vështirë përballjen me Kosovën, derisa rreziku më i madh, sipas tij, vjen nga Vedat Muriqi.

“Kosova është një ekip i fort dhe do të jetë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që ta ndalim Muriqin. Kemi pasur probleme dhe lëndime në fazën e mbrojtjes. Do ta kemi të vështirë ta ndalim Vedatin, por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur rezultat pozitiv”, ka thënë Firat.

“Kosova dhe ne kemi vuajtur nga COVID-19, por Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe unë besoj se nuk do të ishte befasi nëse do të luante në Ligën B me potencialin që ka”, ka thënë Firat

Agolli ka një mesazh para ndeshjes me Bjellorusinë

Gjimshiti “lider” në ajër, më i miri në Serie A dhe i dyti në Europë!