FIFA publikon ranglistën: Ja ku renditen Shqipëria e Kosova

FIFA ka publikuar renditjen e fundit sa i përket këtij viti dhe vendeve se ku ndodhen Kombëtaret. Shqipëria e ka mbyllur në pozicionin e 66, duke u ngjitur në krahasim me muajt e shkuar atje ku rezultatet ishin negative.

Megjithatë për të pasur një panoramë më të qartë në lidhje me kualifikueset e Botërorit, më afër nga kundërshtarët e tjerë kemi Hungarinë, e cila pozicionohet në vendin e 40. Sa i përket Polonisë gjendet në vendin e 19 dhe Anglia që përfshihet tek 4 Kombëtaret më të mira në botë. Një pozicionim për t’u harruar në lidhje me Kosovën që gjendet në vendin e 117 dhe mes Kombëtareve modeste. /Sport Ekspres/

Ballkani fiton dhe nuk i ndahet Dritës, Llapi merr 3 pikë jetike!

AEK krenohet me talentin shqiptar