Femrat: Përfaqësuesja e Kosovës nis përgaditjet pë kualifikime

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2021, kundër Turqisë dhe Holandës.

Gjatë ditës së djeshme vashat dardane nën përkujdesjen e përzgjedhëses, Afërdita Fazlija dhe stafit teknik kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orët e paradites dhe të pasdites, derisa nesër do të mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Turqi.

Pas fitores kundër Estonisë në muajin e kaluar, atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa optimizmi për të nxjerrë rezultat pozitiv edhe në duelin me kombëtaren turke është i madh.

Dardanet do të udhëtojnë të enjten në Antalia, ku të premten do të ballafaqohen me Turqinë në Manavgat, , derisa më pas më 27 tetor do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kombëtares së Holandës, e cila është njëra prej ekipeve më cilësore në futbollin e femrave.

Lista e futbollisteve
Florentina Kolgeci
Aleyna Agalar
Erda Podvorica
Viola Avduli
Liridona Syla
Edona Kryeziu
Donjeta Halilaj
Marigona Tahiri
Loreta Lulaj
Agnesa Gashi
Blerta Shala
Verona Berisha
Erjona Emerllahu
Fatlinda Ramaj
Donika Grajqevci
Laureta Temaj
Blerta Smaili
Edona Kastrati
Erëleta Memeti
Fleta Musaj
Anjeza Rexhepi
Kaltrina Rexhepi
Besijana Reçica
Lumbardha Misini

Futbollisti peruan Osama Vin Laden dhe i vëllai Sadam Hussein

Ilir Meta takon kampionin e boksit