Federata Italiane e Futbollit ‘flirtoi’ me De Biasi-n

aSport – Drejtues të Federatës Italiane të Futbollit kanë kontaktuar drejtpërdrejt me trajnerin Gianni De Biasi për një post të mundshëm të tij në pankinën italiane.

Lajmi konfirmohet nga portali “Calciomercato”, që citon burime nga federata. “Në ceremoninë e 7 marsit kur De Biasi-t iu dorëzua çmimi i ‘Pankinës së Artë’, zyrtarët e federatës patën mundësinë të flisnin me trajnerin. Një takim i parë me paslëve dhe asgjë konkrete, por nevoja për të kuptuar nëse ka vend për negociata”, bëri me dije portali italian.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biazi, përmendet në artikull si njëri prej kandidatëve potencial për të marrë drejtimin e pankinës italiane. Edhe pse media të tjera italiane e kanë përmendur De Biazin si njërin prej kandidatëve të mundshëm, “calciomercato.it”, flet për herë të parë për bisedime të këtij lloji.

Pak kohë më parë, pas paralajmërimit se Conte do të lerë postin e trajnerit të Italisë për të drejtuar skuadrën e Chelsea-t në Premier League, shumë emra të njohur dolën në skenë.

Mes tyre ishin edhe emrat e Capello-s, Ranieri-t, e Mancini-t, por këta të fundit u tërhoqën, ose e bënë të qartë se kanë angazhime të tjera. Tani në garë janë Roberto Donadoni, Francesco Guidolin dhe Gigi Di Biagio.

You must be logged in to post a comment Login