FC Dallas organizon një mbrëmje shqiptare

aSport– Me një njoftim në sitin e tij zyrtar, klubi amerikan i futbollit FC Dallas, bën me dije se me rastin e ndeshjes Dallas-Colorado Rapids, mirëpret komunitetin shqiptar për një mbrëmje të paharrueshme futbolli në Toyota Stadium më 10 shtator, ora 20:00 (ora amerikane).

FC Dallas në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane, mundëson një zbritje në çmim për personat që do të pajisen me biletë në sektorin ku do të akomodohet komuniteti shqiptar.

Fatlumët që do pajisen me biletë, do të kenë mundësi që pas ndeshjes Dallas-Colorado Rapids të bëjnë një foto në grup me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

You must be logged in to post a comment Login