Europa League / Agolli, Kukeli e Kaçe të gatshëm

aSport– Luhen sot ndeshjet e katërta të grupeve në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia. Të gatshëm për të zbritur në fushë edhe futbollistët e kombëtares shqiptare: Ansi Agolli, Burim Kukeli dhe Ergys Kaçe.

Në grupin E, Viktoria Plzen e Kaçes do të luajë në transfertë përballë rumunëve të Astra Giurgiu. Nuk dihet nëse do ketë hapësira për mesfushorin shqiptar, pasi në javën e fundit të kampionatit çek nuk është aktivizuar.

Në grupin J, Agolli dhe Qarabag do të luajnë në Greqi kundër Paok Selanik. Në rast fitoreje, azerët do të hidhnin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Në të njëjtën situatë edhe Zürich-u në grupin L. Ekipi i Burim Kukelit do të presë në Stadion Letzigrund rumunët e Steaua-s. Një fitore do t’i jepte “një dorë” në arritjen e objektivit kualifikim.

You must be logged in to post a comment Login