Emanuele Ndoj titullar në fitoren e Brescia-s

aSport– Emanuele Ndoj u aktivizua si titullar në ndeshjen që skuadra e tij Brescia, fitoi 3-2 ndaj Cesena-s. Mesfushori shqiptar qëndroi në fushën e blertë deri në minutën e 75’ kur u zëvendësua nga trajneri Brocchi.

Për 20-vjeçarin kjo ishte ndeshja e shtatë me Brescia-n në Serie B dhe e pesta si pjesëtar i formacionit bazë. Më poshtë vlerësimi që mediat italiane i bënë paraqitjes së Emanuele Ndoj:

Tuttomercatoweb: “6 Luan mirë ndërmjet reparteve dhe në kohën kur skuadra e tij nuk e ka topin kthehet në mesin e fushës.”

You must be logged in to post a comment Login