Eliminatoret e Europianit, Shqipëria mat forcat me Italinë

aSport – Sot në stadiumin “Bruno Benelli” të Ravenës, në orën 15:00, Shqipëria e drejtuar nga Džemal Mustedanagić do të luajë sfidën e parë kualifikuese për Europianin e moashave U-17.

Ky takim është i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët do të kenë një përfaqësuese të fortë. Në kampin italian kjo ndeshje nuk pritet aspak si e lehtë. Vetë trajneri i ekipit “të kaltër”, në faqen zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit, është shprehur se: “Është një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne. Do të luajmë një takim që mund të thuhet se është si një derbi”.

Ekipi ynë U-17, ka mbërritur dje rreth orës 11:00, dhe është akomoduar në “Grand Hotel Gallia” zona e Milano Marittima Ravena.

Kalendari

Sot

11:00 Stadiumi “Bruno Bucci”

Serbi – Maqedoni

15:00  Stadiumi “Bruno Benelli”

Shqipëri-Itali

 28 tetor

11:00 Stadiumi “Bruno Bucci”

Serbi – Shqipëri

14:45 Stadiumi “Bruno Benelli”

Itali – Maqedoni

31 tetor

15:00 Stadiumi “Bruno Benelli”

Itali – Serbi

15:00 Stadiumi “Tullo Morgagni”

Maqedoni – Shqipëri

You must be logged in to post a comment Login