Ekskluzive: Gentjan Muça e mbyll aventurën me Prishtinës, i futet garës për deputet, bashkë me ish lojtarin e Kombëtares

U transferua brenda pak ditësh nga ekipi i Tiranës tek ekipi i Prishtinës, por aventura e ish kapitenit të Tiranës, Gentjan Muça mund të përfundoj shumë shpejt, raporton asport.
Kjo pasi tiranasi 33 vjeçar, i është futur politikës, respektivisht garës për deputet nga radhët e partisë opozitare të Lulëzim Bashës.
Në listën e publikuar nga Partia Demokratike, Muça garon në degën “Tirana 8”.
Veç Muçës, një emër tjetër i rëndësishëm i sportit I është bashkuar listës së PD-së për zgjedhje, ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, bën pjesë në listën e kandidatëvë për deputetë nga qyteti i Kavajës. Kujtojmë se Lila udhëheq edhe me Sindikatën e futbollistëve
Lista me kandidatët e qarkut të Tiranës, votohet nesër ( e shtunë), nga ku më pas do të dihet edhe rezultati i saktë nëse Muça, e Lila do të jenë pjesë përfundimtare e listës së PD-së për deputet, por duke qenë se të dy janë emra të njohur të sportit në Shqipëri me shumë gjasa do t’i shohim në fushatë parazgjedhore pranverën e ardhshme.
Pjesë e listës është edhe atletja Klodiana Shala
Ndryshe, zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë mbahen më 25 prill.
©asport

Sot, shpresat e Kosovës luajnë përballë Austrisë

Xhebrailat pjesë e Tifozave Kuq e Zi