Duket e pazakontë, por një ndeshje e elitës spanjolles ne hendboll eshte zhvilluar me maska.
Ndeshja midis Ademar Leonit dhe Balonmano SinFin, e vlefshme për kampionatin vendas të hendbollit, ka bërë të detyrueshme maskën për lojtarët në fushë dhe gjyqtarët e ndeshjes, porse pa mbuluar hundën.
E gjitha kjo sipas autoriteteve bëhet si masë parandaluese ndaj COVID-19, shkruajnë mediumet spanjolle, raporton asport.

Rajoni i Castilla-s ka vendosur që sportet në ambiente të mbyllura në të cilat ka kontakte me kundërshtarin, duhet mbajtur maska.
