E dhimbshme: Vritet me thikë tifozi 19 vjeçar

Një 19-vjeçar është therrur për vdekje në Gjilan, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.
Komunikata e plotë e policisë së Kosovës.

Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën ‘Gjon Sereqi’ në Gjilan, është një person i lënduar, dyshohet me mjete të mprehtë. Patrullat policore iu kanë përgjigjur informatës, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001)”, ka thënë ai.

Tutje ai bërë të ditur se viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale.

“Rreth orës 01:55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.

Telegram ngushëllimi për 19 vjeçarin, ka dërguar edhe klubi i Gjilanit dhe tifozët “Skifterat”

Duka: Rama e pranoj ofertën tonë, kampionati fillon…

Orari i ndeshjeve: Prishtina- Gjilani, derbi i javës