Duka: Air Albania do ta bëjmë me bar hibrid, e ardhmja e Rejes…

Presidenti i FSHF-.së, Armand Duka, ka deklaruar se Edi Reja nuk ka qenë në diskutim asnjëherë gjatë qëndrimit të tij në pankinën e Shqipërisë duke konfimruar vazhdimësinë e projektit me teknikun italian. Duke folur për “Neës24”, Duka ka shpjeguar edhe çështjen e terrenit të “Air Albania” duke pranuar që lë për të dëshiruar, por duke insistuar se stadiumet e mbyllura në të gjithë Europën kishin probleme të tilla.

“Në mendjen time nuk është se jam kushtëzuar ndonjëherë, as me Rejan e as me ndonjë trajner të mëparshëm, nga nëj rezultat. Vazhdimi apo ndërprerja e marrëdhënies shihet në vazhdimësi se çfarë bën ai mirë. Edhe rezultati është pjesë e atij vlerësimi, patjetër e rëndësishme se në fund të fundit është ai që të bën të ecësh përpara. Por nuk kam qenë në dyshim që Reja ka bërë mirë gjatë kësaj periudhe pavarësisht vështirësive dhe që duhet të vazhdojë këtë projekt edhe në të ardhmen.

Objektivi madhor është pjesëmarrja në Euro 2024, mëse i realizueshëm. Strategjia e punës e injektuar te stafi dhe trajneri Reja e kushdo të jetë deri në 2024, është të marrim maksimalen dhe të arrijmë kualifikimin për të qenë sa më kompetitivë atje.

Kualifikimi në Botëror nëpërmjet vendit të parë në grup është shumë i vështirë edhe pse asgjë nuk është e pamundur. Do të luajmë mundësitë në Botëror por objektivi më i realizueshëm është pjesëmarrja në 2024.

Fusha? Fusha në fakt e stadiumit nuk është në nivelin maksimal të duhur për kompeticione ndërkombëtare dhe kjo për arsye objective dhe se është i mbyllur. E kanë të gjithë stadiumet e mbyllura në Europë e botë. Kur është i mbyllur me vështirësi merr ndriçimin dhe qarkullimin e ajrit. Ne preferuam ta ndërtojmë me bar natyral duke pasur parasysh që klima do ta favorizonte e do ishte optimal, rezulton që nuk reziston. Do të bëjmë fushë hibride siç kanë bërë shumë stadiume të tjera në Europë. Por edhe me hibride, një stadium i mbyllur gjithmonë e ka problem kualitetin e fushës. Të tjerët me bar natyral e ndërrojnë 2-3 herë në vit fushën, ne nuk e kemi atë luks”, tha Duka duke paralajmëruar se problemet me terrenin e “Air Albania” do të vazhdonin. 

Kombëtarja: Gjysma e ekipit në formacionin më të mirë të grupit

Bunjaku: Kam refuzuar oferta nga Turqia e Suedia, dua të punoj në Kosovë