Droni 41′

Shkruan: Petrit Osmani
Janë bërë 6 vjet prej ndeshjes Serbi-Shqipëri, e luajtur në Beograd. Një
ndeshje që kishte nisur qysh prej shortit, dhe tensioni ishte rritur çdo ditë e
më shumë, për të kulmuar ditën e ndeshjes.
Tifozët shqiptare nuk u lejuan të përcillnin Kombëtaren e tyre, dhe për të
arsyetuar këtë mungesë, e edhe për t’iu kundërvënë mos-gatishmërisë së palës serbe
për të pranuar tifozët shqiptarë, këta të fundit bënë një gjetje mjaft
kreative, për të cilën foli bota, Dronin.
Në fakt zbulimin e kësaj fluturakeje bota e kishte bërë vite më herët, por
askush nuk ishte kujtuar, ose thënë më qartë, askush nuk kishte menduar se një
ditë do të përdorej në një ndeshje futbolli.
Luhej minuta e 41’të e takimit, rezultati ishte i bardhë, pa gola. Çirrjeve,
sharjeve, ofendimeve në baza racore, duke i dëshiruar vdekjen kundërshtarit nga
tifozët serb, sa vinin e bëheshin më të zhurmshme. Një pamje e marrë nga
kamerat, për një fluturake që po valviste një pëlhurë të ngjyrosur kuq e zi, tërboi
të pranishmit në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Ndeshja u ndërpre, të
gjithë ishin me sytë nga qielli, edhe tifozët që shanin e bërtisnin dëshpërimisht,
e që dukeshin më tepër sikur bisha të plagosura që po shihnin vdekjen me sy.
Ka shumë tifozeri nga të katër cepet e botës, më të zhurmshëm, më të mëdhenjë
në numër, më pasionantë ndoshta, por kreativiteti dhe gjenialiteti i kësaj
vepre, bëri që gjithë bota të flas për dronin e Ismail Morinës dhe për shqiptarët
në përgjithësi.
Ndeshja nga fusha, u zhvendos në zyrat e Gjykatës sportive në Lozanë, atje
ku përfundimisht “bishat” do merrnin, goditjen vdekjeprurëse që i la
jashtë Europianit, dhe hapi rrugën e Shqipërisë për debutimin historik në
“Francë 2016”.
Pjesa tjetër, është histori…