Drita nuk ndalet, Prishtina fiton pas 3 humbjeve rresht (video)

Janë mbyllur tre ndeshjet e superligës së Kosovës në futboll, të programuara për ditën e sotme.
Drita ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Trepça ’89 në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Gjilani mori tri pikë shumë të vështira në Mitrovicë ndaj një minatorëve që ishin shumë të organizuar sidomos në pjesën e dytë. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 15-të.

Goli i Shabanit

https://fb.watch/1yvkOfMOUL/


Fitore mjaftë të rëndësishme ka marrë edhe Prishtina, e cila ka mposhtur minimalisht Arbërinë me rezulat 1-0, me golin e shënuar nga Enis Gavazaj nga penalltia në minutën e 11-të, duke bërë kështu që t’ju kthehet rezultateve pozitive, pas 3 disfatave rresht.
Pas kësaj fitore Prishtina renditet në pozitën e 5-të me 14 pikë, ndërsa Arbëria në vendin e 8-të me 11 pikë.

https://fb.watch/1yuRBGZMW0/


E ndeshja tjetër e kësaj jave e zhvilluar mes Besës së Pejës dhe Drenicës u mbyll pa gola. Besa mbetet e parafundit në tabelë, ndërsa Drenica mbetet në pozitën e 4-të me 15 pikë.

Vjen goli i parë i mbrojtësit shqiptar në Kinë (video)

Tirana “shkel” Kukësin, Kastrioti shtang Partizanin (video)