Drita në superformë, Prishtina “poshtëron” Gjilanin, fiton Feronikeli i Duros!

3 fitore identike me shifrat 3-0 për Dritën, Prishtinën dhe Feronikelin në tre ndeshjet e para të javës së 17-të të IPKO Superligës së Kosovës. Kampionët në fuqi të Dritës u shkëputën përkohësisht në +4 ndaj Ballkanit të vendit të dytë falë suksesit 0-3 në fushën e Drenicës.  Në Skënderaj Drenica e Devollit pësoi humbjen e 5-të rresht dhe tashmë rrezikon rënien nga kategoria. Almir Ajzeraj zhbllokoi shifrat në shtesën e pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë për gjilanasit realizuan edhe Gerbeshi e Haxhimusa në fund për një fitore të thjeshtë. Vijon kriza e rezultateve për Gjilanin që pa Gentian Mezanin në stol është shpërfytyruar si skuadër.

“Skifterat” u mposht 0-3 brenda në Gjilan nga Prishtina që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 28-të pikëve, ndërkohë që Gjilani pësoi humbjen e 4-t radhazi. Autgoli i Kastratit dhe goli i Kryeziut në minutat e fundit të pjesës së parë i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës kryeqytetase, ndërkohë që suksesin e Prishtinën e vulosi Sabien Lilaj me penallti në minutën e 86-të. Besa e Pejës mund të konsiderohet edhe si skuadra e parë që e ka prerë pothuajse biletën për në ligën e parë, pikërisht andej nga ka ardhur, pasi pësoi humbjen e 6-të rresht, dhe ka vetëm 6 pikë. U rikthye te suksesi ndërkohë Feronikeli i Klodian Duros që në Drenas triumfoi 3-0 me golat e Maliqit, Malajt dhe Simonovskit./supersport/

Katar 2022: Kosova mëson orarin, ja kur luhet sfida kundër Spanjës

Shkëndija merr fitoren e 3-të rresht dhe shkon në +4, Shkupi ndalet nga Vardari!