Drita mposhtë minimalisht Llapin dhe ngushton diferencën me Ballkanin

Një gol i mbrojtësit Ardian Limani pas vetëm 17 minutash lojë i mjaftoi Dritës për të mposhtur 1-0 Llapin në sfidën e prapambetur të javës së parë dhe për ta ngushtuar në vetëm 2 pikë, diferencën ndaj Ballkanit kryesues. Kampionët në fuqi të Kosovës i dhanë vazhdimësi rezultateve pozitive duke regjistruar fitoren e 7-të në 9 ndeshjet e fundit, teksa pas 14 takimesh numërojnë 33 pikë në tabelën e klasifikimit nga 42 të mundshme. Goli i shpejtë i Limanit i preu krahët skuadrës nga Podujeva, me Llapin që bëri një ndeshje të mirë por edhe pas këtij dueli pozicionohet në vendin e parafundit -6 pikë nga zona e shpëtimit. Drita në krahun tjetër nuk dëshironte të shpenzonte shumë energji në këtë sfidë sepse pas 3 ditësh do të ketë përballjen direkte për kreun ndaj Ballkanit në Gjilan, ndërkohë që Llapi ka një mundësi të mirë për t’u rikthyer te fitorja në sfidën shtëpiake ndaj Besës së vendit të fundit./supersport/

Duka me mesazh përkrahje për Berishën

Zyrtare: Finalja e “Conference League” në Air Albania