Drita ka arritur të triumfojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Ballkanit në ndeshjen derbi të javës së 16-të në Superligën e Kosovës dhe të rrëmbej pozitën e parë ne tabelë.
Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Kastriot Rexhës (31’), i cili me kokë shënoi për epërsinë 1-0.
Pas golit të barazimit, Ballkani mori lojën në dorë dhe arriti të kthehet në lojë duke barazuar.
Ishte sulmuesi Mirlind Dakut (44’), i cili shënoi për 1-1 dhe tregoi se asgjë nuk ka përfunduar në këtë ndeshje
Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm një minutë pasi Rexha shënoi përsëri dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi 2-1.
Deri në fund të ndeshjes, mysafirët vazhduan me trysni dhe tentime, por Drita u mbajt mirë dhe në fund mori tri pikë shumë të vlefshme me fitore 2-1.
Fitore mjaftë të rëndësishme ka realizuar edhe Llapi, i cili ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Besës në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina i është kthyer fitores duke shfrytëzuar terrenin vendas për të mposhtur ekipin pejan.