Drita e Prishtina ndajnë pikët, Llapi ju kthehet fitoreve

Ndeshja derbi e javës së 11-të, mes Dritës dhe Prishtinës e zhvilluar ne Gjilan dhe ka përfunduar me rezultat 0:0. Pavarësisht rasteve, të dy skuadrat, ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë 0-0.

Rastin më të mirë e pati skuadra vendase e cila penalltinë e akorduar nuk mundi ta shëndërroj në gol. Pas këtij barazimi, Drita arrin kuotën e 23 pikëve, kurse Prishtina ka 15 pikë.

Në anën tjetër ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” mes Llapit vendas dhe Trepçës’89, u mbyll me rezultat të thellë, 5:0.

Golashënues për skuadrën e Tahir Batatinës ishin, Edon Sadriu (’19,’44), Hyseni (’43), Elvis Prençi (’64) dhe Aliu (’88). Me këtë fitore, Llapi mbetet në vendin e nëntë në tabelë me tetë pikë të tubuara, ndërsa Trepça 89 mban pozitën e 6-të me 14 pikë.

Derbi drenicas mes Drenicës dhe Ferronikelit ka pas nje perfundim dramatik, kjo për faktin se skuadra kuq e zi, ka shënuar golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes. Në fakt, ishte autogoli i Argjend Malajt, që i dha fitoren skuadrës së Bledar Devollit. Pas kësaj fitore, Drenica ngrihet në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë, ndërsa Ferronikeli mban pozitën e 7-të me 12 pikë.

U pajis me pasaportë shqiptare për 8 orë, ja sa e dënoi gjykata futbollistin e Tiranës?

U përgadit edhe “charter” për të, Kumbulla rezulton pozitiv