Dobra nuk deshi të largohej nga Ipswich, ja vendimi i trajnerit

Armando Dobra është një nga të rinjtë me më shumë perspektivë të Shqipërisë, teksa aktivizohet në klubin e Ipswich në Angli.

Tashmë, merkato është mbyllur, mirëpo Dobrën ky sezon i ri nëse nuk do të ishte për dëshirën e tij, mund ta kishte gjetur në një tjetër klub. Trajneri i Ipswich, Pol Lamber është shprehur se për sulmuesin ka pasur disa oferta dhe për të më e mira ndoshta do të ishte të fitonte eksperiencë falë minutave në fushë tek një tjetër klub. Por, tekniku thekson se Dobrës nuk i mungon besimi të luftojë për pozicionin e tij te Ipswich.

“Ne kishim një ose më mirë dy oferta për Dobrën, por nuk dëshironte që të largohej. E kuptova dëshirën e Armandos për të qëndruar, por nga ana tjetër duhet të jetë edhe pak realist për gjendjen që ndodhet. Unë mendoj se largimi në huazim do të ishte një fillim i vogël për të, që të kthehej sërish te Ipswich.

Kush është mbretëresha e “freestyle”, me mbi 1 milionë ndjekës në TikTok?

Shkëndija “shpartallon” Vardarin