Distria Krasniqi ka dominuar në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest.
Ajo ka fituar medaljen e artë pasi në finale ka mposhtur argjentinase, kampione aktuale Paula Pareto.
Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.
Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.
Në gjysmëfinale, Distria e mposhti izraeliten Shira Rishony.