Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola. S’ka fitore as për Duron në Mitrovicë

Derbi ndërmjet Dritës e Gjilanit ka përfunduar me rezultat bardhë.

Në kuadër të xhiros së 6të të superligës së Kosovës në futboll, dy skuadrat nuk e arsyetuan epitetin e derbit. Me pak raste shënimi, ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Pas kësaj ndeshje, Drita renditet e dyta me 10 pikë me 2 ndeshje më pak se kryesuesi, ndërsa Gjilani është në vendin e tretë me 9 pikë.

Edhe ndeshja tjetër, ndërmjet Trepçës89 e Ferronikelit ka përfunduar pa gola, 0:0.

Trajneri i Ferronikelit, Klodian Duro nuk ka arritur akoma të fitoj një ndeshje, pasi ndeshjen e parë u mposht nga Drita.

Tabela e plotë:

(Video)/ Ndeshja e parë si titullar, Broja shënon për Vitesse-n

Brojaaa, “shetitë” gjithë mbrojtjen e Den Hag dhe shënon (video)