De Biasi : Na dënoi arbitri, tani luftojmë për vendin e tretë

aSport – Trajneri Gianni de Biasi ka filluar të mendojë për sfidën e ardhshme me Italinë dhe për këtë arsye gjendej dje në stadium për të ndjekur kundërshtarët tanë në miqësoren kundër Gjermanisë. Duke folur për “Rai Sport”, 60-vjeçari vuri sërish në vëmendje arbitrin e sfidës me Izraelin dhe korrigjoi objektivat për këtë fushatë eleminatore.

“Paguam shumë shtrenjtë disa gabime të diskutueshme arbitrale. Tani mendojmë për vendin e tretë, që vlen pak, por për ne ka shumë rëndësi”, tha ai.

Shqipëria do luajë në 24 mars me Italinë, e cila gjendet në vendin e dytë me katër pikë më shumë.

You must be logged in to post a comment Login