De Biasi kandidat për të pasuar Conte-n te Italia

aSport – Antonio Conte i ka hapur një problem të madh kreut të Federatës Italiane të Futbollit. Siç dihet ish-trajneri i Juventusit nuk preferon që të vazhdojë më punën me kombëtaren italiane të cilën e braktis menjëherë pas ‘Francë 2016’. I njohur me vendimin e beniamimit të vet, Carlo Tavecchio, thuhet se ka nisur kërkimet për të gjetur pasuesin. ‘Corriere della Sera’ zbulon se përvec Capello-s, i cili ka refuzuar për shkaqe që kanë të bëjnë me kushtet ekonomike, kreu i Federatës Italiane të Futbollit ka një listë teknikësh që mendon se mund të jenë pasues ideal të Conte-s. Në këtë listë përveç emrave si Mazzarri, Guidolin, Prandelli dhe Ventura figuron edhe ai i komisarik teknik të Shqiprisë, De Biasi. Pasuesi i Conte-s pritet të jetë një trajner me profil të ulët pasi Federata Italiane e Futbollit nuk mund t’i lejojë dot më vetes që të pahuaj më shumë se 1.5 mln euro në vit për trajnerin e kombëtares të parë.

You must be logged in to post a comment Login