De Biasi, ja sa është paga e tij

aSport – Shumë është folur dhe spekuluar për pagën, që Gianni De Biasi përfiton në drejtimin e kombëtares shqiptare. Por ja që “Finance Football”, në bazë të një studimi të bërë, ka hedhur dritë në kureshtjen e madhe që ka shoqëruar vazhdimisht aventurën e trajnerit italian me kuqezinjtë.

Portali i njohur për veprimtaritë financiare të sportit ka publikuar pagat vjetore të trajnerëve, të cilët do të drejtojnë përfaqësueset pjesëmarrëse në Euro-2016. Eshtë e natyrshme që tekniku, i cili drejton Shqipërinë për herë të parë në një Europian, të mos jetë mes më të paguarve, me 280 mijë eurot që përfiton, gjithmonë sipas asaj që raporton Finance Football.

Vendin e katërmbëdhjet mban italiani, duke lënë pas vetes, plot 10 trajnerë, të cilët nuk është se drejtojnë përfaqësuese me emër në këtë kompeticion.

Nga teknikët e skuadrave të grupit të Europianit, De Biasi arrin të qëndrojë vetëm përpara Jordaneskut të Rumanisë, i cili përfiton 120 mijë euro në sezon. Deshamp i Francës gëzon 2 milionë euro, kurse Petkoviç i Zvicrës 750 mijë.

salaries

Më i paguari ndër trajnerët e përfaqësueseve evropiane është Roy Hodgson, i Anglisë, me 5 milionë euro. Më pas vijnë Conte i Italisë me 4.6 milionë dhe Fatih Terim i Turqisë me 3,5 milionë, duke lënë jashtë treshes emra si Loew, Del Bosque, ndërkohë që spikat Leonid Slutsky, që drejton Rusinë pa pagesë.

You must be logged in to post a comment Login