De Biasi : Gati rinovimi i kombëtares

aSport – Gianni de Biasi ishte në verë pranë kombëtares italiane, por siç thotë ai, “ishte një person që e pengoi.” Sot ai vazhdon aventurën shqiptare, edhe pse nuk po shëndrin ashtu si pak muaj më parë. Kundër Italisë Shqipëria do ndeshet në mars. “Një stimul më shumë. Shpresoj t’ja dalim më mirë se herën e fundit”, vazhdoi 60-vjeçari.

Pikërisht me sytë nga e ardhmja trajneri flet për prurje të reja në kombëtare : “Ka disa lojtarë të rinj 20-21 vjeçarë që janë nën vëzhgimin tonë. Është akoma herët por së shpejti do jenë të vlefshëm.”

Mbase që në sfidën me Italinë?

You must be logged in to post a comment Login