Daku tregon nëse do tê kthehet tek Osijek

Futbollisti më në formë i momentit në Superligë, Mirlind Daku ishte dje mbrëma i ftuar në emisionin Kampionët, shkruan Gazeta Olle.

Daku foli rreth formës së tij momentale dhe rreth të ardhmes, a do të kalojë kartoni i tij tek Ballkani apo jo mbetet të shihet.

“Një super sezon që nuk e kam pritur, e kam prit që do bëjë një sezon të mirë, por nuk e kam menduar që do të jetë kaq i hatashëm”

“Me thënë të drejtën kanë me filluar këto ditë bisedimet mes Ballkanit dhe Osijekut, ata e kanë dhënë një shifër e nëse çmimi im nuk është rritur pres që të kaloj komplet kartoni im tek Ballkani që të transferohem më shpejtë jashtë në Evropë”

Kategoria superiore shitet për më shumë se 150 mijë $, dy kompani në garë

Sulmuesi i Kombëtares infektohet me COVID-19, humb ndeshjet e nëntorit