Çka fitoi Shqipëria si fituese e grupit dhe cilat janë gjasat për kualifikim në botëror?

Liga e Kombeve që mbylli edicionin ne ndeshjet e djeshme dhe që nxorri Shqipërinë si fituese të Grupit C4, çon vetëm dy ekipe në fazën “play off” për Botërorin “Katar 2022”.

Por si funksionin formula dhe cilat janë gjasat e Shqipërisë?

Fillimisht do të luhen ndeshjet kualifikuese ( që do të dalin si rezultst i shortit që do të hidhet me 7 dhjetor).

Në Botëror, kualifikohen automatikisht 10 vendet e para. Për vendet e dyta, ka kalim në fazën “play off”. 

– Botërori ofron 13 bileta për skuadrat europiane,

– 10 vendeve të para dhe pesë (nga dhjetë vendet e dyta që përballen mes tyre) do të shtohen në këtë “play off” edhe dy vendet më të mira të Ligës së Kombeve, përcaktuar nga renditja e përgjithshme e këtij kompeticioni që i rreshton ekipet në bazë të sistemit të pikëve.

Në bazë të rregullit, dy vendet që shkojnë nga Liga e Kombeve në “play off”, nuk duhet të jenë nga ato dhjetë vendet e para në kualifikueset e Botërorit. Gjithashtu, këto dy vende më të mira në renditjen e Ligës së Kombeve për këtë edicion nuk duhet të jenë as mes dhjetë vendeve të dyta në kualifikueset e Botërorit.

Cikalleshi i jep fanellen kryebashkiakut të Tiranës

Kumbullame zemër të artë, mediat italiane vlerësojnë gjestin e shqiptarit