Challandes, komenton shortin e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar grupin për kualifikimet e botërorit “Katar 2022”. Kosova do të jetë në grupin B, shkruan Insporti.

Fati i Kosovës ishte që të jetë në grupin B me ish kampionin e botës, kombëtaren e Spanjës.

Kundërshtarët e Kosovës në grupin B janë: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, KOSOVË.

Për Insportin në një intervistë ekskluzive ka folur përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

Challandes ka deklaruar se Spanja do të jetë kundërshtare e fortë për të gjithë në grup, por ne duhet të ëndërrojmë.

Sipas tij, në rast se janë të gjithë futbollistët në formë dhe nuk kanë probleme me lëndime, Kosova mund të bëjë ndeshje të mëdha në këtë këto kualifikime.

Eliminatoret do të startojnë më 24 dhe 25 mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë më 14-16 nëntor të të njëjtit vit, ndërsa e para e çdo grupi do të marrë një biletë direkt për në “Katar 2022” dhe e dyta e çdo grupi do të luajë një fazë shtesë Play Off-i në mars të 2022-shit.

Si e komentoni grupin e Kosovës, shanset dhe përballjen me Spanjën?

Challandes: Është shumë i vështirë, Spanja ndër kombëtaret më të mira në botë.

Suedia është një skuadër e re ata kanë përparuar, kanë bërë një kampanjë të mirë në kohët e fundit. Është normale, është grupi B, nuk ka kundërshtarë të lehtë. Gjeorgjia është skuadër e mirë po ashtu. Për mua nuk janë kundërshtarët, është gjithmonë e njëjtë nëse nuk i kemi lojtarët e mirë do të kemi probleme.

Duhet t’i kemi futbollistët më të mirë, në formë të mirë, mos të kemi probleme me koronavirus, me lëndimet, këta faktorë janë të rëndësishëm për ëndrrën

Po ashtu nëse kemi tifozët në Prishtinë, është shumë e rëndësishme.Është një ëndërr, nuk mund të jetë synim vendi i parë, duhet të shkojmë deri në fund me një shanse të vogël apo vendin e dytë do të ishte mirë.

Spanja do të jetë e vështirë për të gjithë në grup, por shpresojmë se mund të luftojmë për vendin e dytë deri në fund të kampanjës, por gjithmonë futbolistët  më të mirë duhet t’i kemi.

Ndeshja me Suedinë?

Challandes: Ne kemi bërë ndeshje shumë të mira, për shembull ndaj Çekisë në kampanjën e fundit, nuk është dallimi i madh me Suedinë, është një mundësi, kemi shanse ta mposhtim edhe Suedinë.

Shanset me Greqinë?

Challandes: Greqia është skuadër e mirë, nuk do të jetë lehtë ,por kam besim në skuadrën  time mund të bëjmë ndeshje të mëdha, por vetëm nëse i kemi të gjithë futbollistët. Me Greqinë jemi përballur dy herë, një barazim dhe një humbje.

Reja komenton shortin: Do jetë e vështirë, por do të provojmë

Cana: Kemi treguar se kemi bërë mirë edhe në situata të vështira