Challandes: Jam i kënaqur me barazim

Bernard Challandes u nda i kënaqur me barazimin e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Greqia në ndeshjen e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët arritën të marrin një barazim të vlefshëm në takimin dhe kjo pikë e fituar i kënaqi edhe përzgjedhësin Challandes.

“Unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë. Unë jam një trajner që kam qejf të luajë pasi më pëlqente mbajmë topin, teknika dhe loja sulmuese. Sot ndonjëherë ishte e mundshme ndonjëherë jo dhe ishte me rëndësi të mbroheshim në këtë moment kur nuk kishim besimin në pikën më të lartë. Ishte me rëndësi për ne që të kishim një ekip që mund të luajë bashkë. Ky është komplimenti që mund t’i jap skuadrës”ka thënë trajneri zviceran.

(Video) Kosova merr barazim në Athinë

Bjellorusia merr kryesimin në grupin e Shqipërisë (tabela)