Çfarë duhet të dini për Izraelin

aSport – Izraeli ka nisur që të përgatitet në kompleksin “Shefayim” për takimin me Shqipërinë që prej ditës. Aty trajneri i kombëtares Elisha Levy po përgatitet që të ndërtojë një ekip që do të ketë plot dhjetë ndryshime krahasuar me 11-en që mundi Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin pak javë më parë.

Në një speciale që i ka kushtuar “Jerusalem Post” kombëtares izraelite thuhet se Levy që në fillim të vitit ka përsëritur shpesh herë faktin se do të ftojë në kombëtare vetëm lojtarët të cilët janë më në formë.

Ai i ka mbetur besnik fjalëve të veta pasi vetëm kështu mund të shpjegohet prania e disa elementëve të rinj në ekip.

Ndeshja kundër Shqipërisë mund të jetë historike për portierin 20-vjeçar të Maçabi Haifa-s, Omri Glazer, 21-vjeçarin e Beitar Jerusalem-it, David Keltjens dhe talentin e Hapoel Beersheba-s, Michael Ohana. Që të tre këta futbollistë mund të debutojnë me fanellën e tyre kombëtare.

I gatshëm për të luajtur kundër kuq e zinjve është edhe Neta Lavi. 20-vjecari i Haifa-s a debutuar me kombëtaren e Izraelit në miqsoren që kjo e fundit luajti në maj kundër Serbisë.

Për ndeshjen me Shqipërinë Izraelit do t’i mungojë Munas Dabbur, Kenny Sayef dhe mbrojtësi Tal Ben-Haim. Ndërsa prej atyre që mundën Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin mungojnë vetëm Eyal Golasa dhe Ofir Davidzada.

Levy gjithashtu ka rikthyer ne ekip mbrojtësin e majtë Taleb Tawatha dhe sulmuesin Eliran Atar, të cilët për ehrë të fundit kishin luajtur me Izraelin në shkurt të 2013.

You must be logged in to post a comment Login