Cana: Kemi treguar se kemi bërë mirë edhe në situata të vështira

Shqipëria do të përballet në këtë grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. Cana deklaron se utopike nuk do të ishte vendi i dytë, pasi vendin e parë e ka të sigurt Anglia:

“Utopike nuk do ishte vendi i dytë, e kemi treguar se kemi mundësi për të bërë gjëra të mira. Kemi bërë mirë edhe në raste më të vështira. Është një grup i vështirë, pasi tre ekipet e vazove të para janë ndër më të mirat.

Anglia dihet çfarë kombëtare është, Polonia mbetet një siguri, ka një lider si Levandovski, i cili po bën shumë mirë dhe po udhëheq skuadrën.

Hungaria ka arritur të kualifikohet në Europian, po i dalin disa yje. Nuk do të jetë e lehtë.

Nëse kalojmë Poloninë ose Hungarinë, do të ishte fantastike. Vendi i dytë do ishte një gjë tepër e mirë, por do të jetë e vështirë.”, përfundon Lorik Cana.

Challandes, komenton shortin e Kosovës

Trajneri i Polonisë: Shqipëria skuadër e parehatshme