Byroja e Sigurisë, tifozëve: Mos udhëtoni drejt Shqipërisë!

aSport – Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit po kthehet në njërën prej atyre që fitojnë famë më shumë për atë çfarë ndodh para dhe pas 90’ se për spektaklin që mund të ofrojnë protagonistët e vërtetë, ata që do të zbresin në tapetin e blertë të “Elbasan Arenës”.

“Në ditët e fundit në Ballkan shumë persona të lidhur me Shtetin Islamik janë ndaluar nga autoritetet vendase. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit është kthyer në një objektiv për terroristët. Rreziku i atentateve terroriste është konkret dhe ne ftojmë qytetarët izraelit që të evitojnë transfertën shqiptare”, tha një anëtarë i Byrosë të Sigurisë të shtetit izraelit.

“I uroj skuadrës shumë suksese”, tha sot ministrja e Kulturës dhe e Sporteve, Miri Regev. Sipas mediave vendase Ragev po monitoron personalisht zhvillimet më të fundit në Ballkan.

You must be logged in to post a comment Login