Bunjaku: Kam refuzuar oferta nga Turqia e Suedia, dua të punoj në Kosovë

Albert Bunjaki është shprehur i gatshëm që të ndihmojë Kosovën, por thotë se kapitulli i tij te Kombëtarja A është i mbyllur.

Ish-trajneri i Kosovës nuk ka udhëhequr asnjë klub që nga koha kur u largua nga Dardanët.

Bunjaki në një intervistë të dhënë sot për KTV ka thënë se ka pasur oferta nga Turqia, por ai dëshiron që t’i ndihmojë vendit të tij, Kosovës.

“Unë kam qenë në oferta me disa klube të Superligës së Turqisë, nuk kam dashur të kthehem në Suedi edhe pse kam pasur mundësi shkaku i lidhjeve të shumta, dëshira ime ka qenë që të vazhdoj me projekte në Kosovë,” ka thënë Bunjaki.

“Unë jam i gatshëm t’i shërbej vendit tim. Kapitulli im te Kombëtarja A sigurisht është mbyllur dhe as që mendohet një gjë e tillë, por mund të ndihmoj në projekte tjera, në të cilat mund ta sheh të arsyeshme edhe Federata e Futbollit të Kosovës”.

Duka: Air Albania do ta bëjmë me bar hibrid, e ardhmja e Rejes…

Superliga: Derbi i javës së 13-të luhet në Suharekë, ja çiftet komplete