Botërori 2022: Shqipëria e Kosova mësojnë sot kundërshtarët

Rregullorja e shortit që do të hidhet pasditen e sotme, për eliminatoret e “Katar 2022”, i aprovuar nga Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s më 18 qershor 2020, nënvizon se 55 kombëtaret europiane do të ndahen në 6 vazo të ndryshme, sipas renditjes botërore të FIFA-s, të muajit nëntor 2020.

Europa do të dërgojë në Botërorin e vitit 2022 në Katar 13 kombëtare. 10 prej tyre do të kualifikohen direkt, ose e thënë ndryshe fitueset e secilës prej 10 grupeve që do të zbardhen sot. 3 vendet e mbetura do të dalin nga 10 kombëtaret e kualifikuara të të dytat më të mira të të gjithave grupeve, plus 2 kombëtaret me pikët më të shumta që do të kenë dalë fituese nga Liga e Europës dhe që nuk kanë pasur mundësi të kualifikohen direkt, nëpërmjet eliminatoreve.

55 kombëtaret do të ndahen në 10 grupe, nga të cilat 5 grupe do të kenë në përbërje të tyre 5 skuadra, ndërsa 5 grupe të tjera do të kenë në përbërje 6 skuadra.

Shorti hedhet me fillim nga ora 18.00.

Drita mposht Ballkanin në derbi dhe merr kreun, Llapi merr 3 pikë

Shorti: Shqipëria përballë Anglisë, Kosova me Spanjën