Bojokoti: Qeveria shqiptare, “gjysëm hapi”për kërkesat e Ligës profesioniste?

Qeveria shqiptare, ka bërë një “gjysëm hapi” për të plotësuar një nga katër kërkesat e futbollit. Ministra e Ekonomisë Anila Denaj, ditën e sotme ka prezantuar në parlament për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% të investimeve në infrastrukturën sportive.

Qeveria shqiptare po ndërmerr një masë, e cila vjen në vijim të disa masave të cilat më parë kanë sjellë një lehtësi për të rritur financimin në fushën e sportit. Më lejoni të sjell përpara jush në vëmendjen tuaj dy nga këto lehtësime përpara se të shkojmë dhe të bëjmë një prezantim të ligjit që propozojmë sot:

1-Rritëm nga 3% në 5% shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjithë sponsorizimet.
2- Njëkohësisht, njohim trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizim nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë.

Për të ardhur sot të nderuar qytetarë dhe sportdashës, tek ky propozim, i cili në thelb ka ndryshimin e ligjit të TVSH-së ku parashikohet që prej vitit 2021 të aplikohet një shkallë e reduktuar e TVSH-së prej 6% për shërbimet e punimeve për investimet shtetërore apo investimet e klubeve, federatave sportive, për infrastrukturën sportive.

(Video) UEFA ka zgjedhur golin e Kosovës, më të mirin e raundit

Shqiptarë e Napolit na përshendesin nga karantina