Berisha shënon 5 herë, Salzburg afër play-off

aSport – Talenti shqiptar Mërgim Berisha ka shënuar plot 5 herë duke i dhuruar ekipit të tij Red Bull Salzburg një fitore 8-1 kundër Kairat në ndeshjen e parë mes ekipeve. Ndeshja e kthimit do luhet në datë 23 nëntor, por ekipi austriak mund të fillojë të mendojë për play-off-et e Uefa Youth League.

Salzburg gjendet në kategorinë e fitueseve të kampionateve respektive të moshave, kategori nga e cila dalin 8 ekipe, të cilat do ndeshen me 8 vendet e dyta të grupeve të Youth League, të cilat gjenden në këtë kupë për shkak se ekipet e para janë kualifikuar në Champions League. Ekipet fituese do ndeshen me 8 ekipet fituese të grupeve të Youth League dhe do luftojnë për kupën, që në vitet e fundit i ka takuar Chelsea-s.

Berisha tani është kryegolashënuesi i Uefa Youth League me plot 7 gola.

You must be logged in to post a comment Login