Batatina sërish i fajëson arbitrat për humbjen nga Gjilani

Llapi asesi të këndellet. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, ka humbur ndeshjen derbi me Gjilanin me rezultat bindës 2-0, dhe është fundosur në tabelë me vetëm 5 pikë nga 10 xhirotë e luajtura.

Pas ndeshjes, trajneri llapjan, përsëri u kap me gjyqtarët që sipas tij ndikuan në humbjen e ndeshjes.

“Filluam ndeshjen në mënyren më të mirë, por arbitri nuk na la të luanim ndeshjen nuk na gjykoi asnjë faull”
Sipas tij gjyqtari lejoi ndeshje të ashpër, dhe gjithashtu ishte tendencioz te dhënia e penalltisë për Gjilanin.

“Mundëm të jepnim 5 gola, por gjyqtari lejoi të luhej jo vetëm futboll, por karate”

“Ne duhet ta mbysim dikë ose me ja hjek duart lojtarëve që të marrim penallti, katër ose pesë kartona nuk i dha për Gjilanin”

“Ne nuk erdhëm të luajm me 14 lojtarë, penalltia s’kishte të bënte me penallti. Nga kjo ndeshje arbitrat do e shohin se si do ta gjejnë në Llap”

Ballkani merr një pikë në minutat shtesë ndaj Feronikelit

FSHF me kurs për përgaditësit atletik, i famshmi Marcelo Lippi vjen me mesazh (video)