Basha më i miri, Gjimshiti fiton duelin me Çanin

aSport– Migjen Basha shënoi dje golin e tij të parë në këtë sezon të Serie B. Mesfushori shqiptar zhbllokoi rezultatin në ndeshjen Bari-Carpi, e cila përfundoi 2-0 për vendasit. Për mediat italiane, 29-vjeçari u vlerësua si lojtari më i mirë i skuadrës bareze.

Tuttomercatoweb: “7 Kur i duhet të bëjë presing mbi kundërshtarët, nuk kursehet. Ndihmon shokët në çdo zonë të fushës. Gjen golin pas një gjuajtje të bukur që pasi prek tokën mposht edhe portierin Colombi.”

Në përballjen Avellino 1-0 Pisa, Berat Gjimshiti dhe Edgar Çani qenë kundërshtarë njëri me tjetrin. Madje detyra e mbrojtësit qe pikërisht mbulimi i sulmuesit. Vlerësimet për të Gjimshitin:

Tuttoavellino.it: “6 Çani është një kundërshtar i vështirë për t’u ndalur dhe në pjesën e parë Gjimshiti vuan fizikun e bashkëkombësit. Në pjesën e dytë e merr veten.”

Vlerësimet për Çanin, i cili për herë të parë këtë sezon qëndron në fushë për 90 minuta të plota:

Tuttopisa.it: “6 Sponda të mira dhe një gjuajtje nga jashtë zone në pjesën e parë. Në minutën e 39’ ka një mundësi të artë që bashkëkombësi Gjimshiti ja devijon në goditje këndi. Një tjetër goditje e tij gjen përballë një portier kundërshtar të jashtëzakonshëm.”

Në përballjen Benevento 4-0 Brescia asnjë minutë për Emanuele Ndoj.

You must be logged in to post a comment Login