Ismet Munishi dhe Ballkani kanë ndarë rruget, raporton Gazeta Olle.
Rezultatet e marra në stinorin vjeshtor duket se nuk i kanë pëlqyer aspak drejtuesëve të skuadrës suharekase të cilët kanë vendosur se në pranverë duhet të vazhdohet me një trajner të ri.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Munishi për Kanal10.
“Po është e vërtetë, mënyra se si ka ndodhur shkarkimi im nuk është për media”- deklaroi trajneri karizmatik për Kanal10, përcjellë Gazeta Olle.
Ballkani pas 18 ndeshjeve të stinorit vjeshtor renditet në pozitën e dytë në tabelë me tre pikë më pak se liderët e Dritës.