Ballkani “përmbys” Arbërinë (tabela)

Ballkani i ka mposhtur më me vështirësi sesa është pritur debutuesit e superligës, Arbërinë.
Skuadra nga Suhareka, e gjeti veten në disavantash në minutën e 35-të, kur shkupjani Sunaj Hasan realizoi për skuadrën nga Dobraja e Lipjanit.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të ekipit të Arbnor Morinës, por me fillimin e pjesës së dytë pati “rrebesh”golash.

Ballkani e nisi furishëm pjesën e dytë, duke barazuar me golashënuesin më të mirë të ekipit dhe të superligës (deri tani), Mirlind Daku. Kur u duk se Ballkani, po merrte ndeshjen në dorë, në skenë u shfaqë përsëri Arbëria, dhe shënuan përmes Almir Kryeziut në mimutën e 67-të.
Vetëm 6 minuta më vonë, mysafirët, barazuan rezultatin përmes Armend Thaçit.
Në minutën e 83-të, shkaktohet penallti për mysafirët, dhe realizimin e merr përsipër Daku, i cili shënoi për 2-3.
Kur ndeshja po mbyllej, Ballkani shënoi edhe një gol, këtë herë golashënues ishte, Ermal Krasniqi.

Ballkani mbetet lider në tabelë me 16 pikë, pas 6 xhirove, 7 pikë më tepër sesa Drita si përcjellës e dytë që ka vetëm 3 ndeshje të zhvilluara.

Kush janë dy lojtarët që refuzuan grumbullimin me Kombëtaren?

Ceferin: Euro 2021 mund të mos luhet, siç ishte paraparë