Ballkani gjunjëzohet përballë Gjilanit

Gjilani ka fituar me rezultat bindës në udhëtim te Ballkani në kuadër të ndeshjes që kishte mbetur për javën e 12-të.

Gjilanasit triumfuan 4-0 në Suharekë, duke e befasuar kështu skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi në stadiumin e tyre.

Ardit Hila ishte tejet i disponuar për lojë dhe arriti të realizonte het-trik në minutën e 81-të, duke vulosur kështu fitoren e skuadrës së tij.

Mevlan Zeka i Balkanit dhe Jackson Ferreira i Gjilanit pranuan edhe kartonët e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja në minutën e 90+3.

Derisa jemi në javën e 18-të, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 38 pikë, derisa Gjilani ka aktualisht 29 sosh në vendin e katërt.

Basha shfrynë në Poloni: Do e mundni Shqipërinë, mua nuk më thërrasin lojtarë pa ekip

Vllaznia “dorëzohet” në Laç, Tirana barazon ne Skenderbeun