Ballkani fiton dhe nuk i ndahet Dritës, Llapi merr 3 pikë jetike!

Ballkani e ngushtoi sërish në -1 pikë diferencën ndaj Dritës kryesuese pasi triumfoi në takimin e javës së 17-të përballë Trepça ’89 me rezultatin e pastër 2-0. Sfida e zhvilluar në Suharekë u vendos nga dy gola të realizuar në pjesën e dytë nga skuadra e Ismet Munishit. Fillimisht për Ballkanin realizoi mesfushori malazez Edvin Kuc i cili zhbolloki shifrat në minutën e 62-të. Fitoren e Ballkanit e vulosi Nazmi Gripshi në minutën e 94-t. Me këtë sukses “portokallinjtë” u ngjitën në kuotën e 38 pikëve pas 16 ndeshjeve në tabelën e renditjes dhe janë në vendin e dytë me një pikë më pak se kampionët e Dritës.

Vijon forma e mirë ndërkohë për Llapin me skuadrën nga Podujeva që triumfoi 1-2 në transfertën përballë Arbërisë duke regjistruar fitoren e 3-të në 4 ndeshjet e fundit. Me këtë sukses Llapi u ngjit në kuotën e 17 pikëve dhe është vetëm -1 pikë nga zona e shpëtimit. Elvis Prençi dhe Kastriot Selmani me golat e tyre i dhanë avantazhin e dyfishtë Llapit që në pjesën e parë. Golin e vetëm për Arbërinë dhe atë që rihapi sfidën e realizoi ish-mbrojtësi i Partizanit Labinot Ibrahimi. Arbëria e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi në të 78-ën Avdulli u ndëshkua me karton të kuq./supersport/

Fitojnë Kukësi e Vllaznia, Partizani ndahet në paqe me Teuten

FIFA publikon ranglistën: Ja ku renditen Shqipëria e Kosova