Ballkani fiton dhe “betonon” kreun e tabeles

Skuadra e Ballkanit i është kthyer fitoreve në Superligën e Kosovës në futboll. Lideri i elitës së futbollit kosovar ka shënuar fitore në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ndaj Drenicës me rezultatin 2:1.

Golin e parë për ballkanin e shënoi në minutën e 3-të, Ermal Krasniqi, derisa për 2:0 shënoi Mirlind Daku, në minutën e 29-të.

Për Dakun është goli i 19-të këtë edicion në Superligën e Kosovës. Për Drenicën golin e vetëm e shënoi Azem Bejta në minutën e 89-të. Me këtë fitore, Ballkani është forcuar në vendin e parë me 32 pikë./koha/

Uzuni: Nuk fjeta gjumë,ja çfarë më tha Ronaldo pas ndeshjes

Gega lajmërohet nga Turqia: Ja gjendja ime