Balaj dy gola kundër Zenit-it në 45’

aSport – Bekim Balaj duket se arritur pjekurinë që i duhet një sulmuesi për të bërë përpara në karrierë. Sulmuesi shkodran po tregohet deciziv për ekipin çeçen në kampionatin Rus ku deri më tani  ka regjistruar plot 10 gola.

Dy të fundit i ka shënuar në ndeshjen që është në lojë e sipër në Grozni. Terek-u po mund 2-1 ekipin e Zenit-it falë një dopiete të Balajt. Me rrjetat e shënuara shkodrani ka përmbysur kështu avantazhin e hershëm të miqve të cilët thyen të parët ekuilibrat me Mak.

Titullar në ndeshjen e sotme është edhe Odise Roshi, i cili është ‘zverdhur’ në pak minuta përpara fundit të fraksionit të parë të ndeshjes.

You must be logged in to post a comment Login